Telegrafi

Manchesteri ringjall interesimin për Valdes

The News of the World shkruan se kontrata e portierit spanjoll skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai dëshiron të ndahet nga klubi i tij i tanishëm.

United ka vëzhguar Valdes gjatë gjithë sezonit, por ka pritur që kontrata e tij të vazhdohet pas fundit heroik të sezonit në Ligën e Kampionëve. Por Barcelona është tronditur nga kërkesa prej 7.6 milionë dollarësh e portierit dhe nuk ka në plan ta vazhdojë atë.

Krahas Valdes, nën radarin e United është edhe portieri i Villarrealit, Diego Lopez.