Telegrafi

Manchester Untedi përgatit ofertën për Zaniolon

Manchester Unitedi i ka vënë sytë yllit të Romës, Nicolo Zaniolo, për të cilin thuhet se ka përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh.

Sipas mediumit Il Messaggero, Unitedi shpreson të përfitojë nga situata aktuale financiare e Romës për të siguruar shërbimet e italianit Zaniolo.

Pas situatën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, Djajtë e Kuq e vlerësojnë yllin e Romës rreth 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Zaniolo dëshiron ta ndihmojë Romën të fitojë Ligën e Evropës

Anglezët janë të gatshëm të ofrojnë një pagë të majme prej 5 milionë eurosh në sezon për lojtarin nëse ai pranon të transferohet në Angli këtë verë.

Roma nuk ka ndonjë qëllim për të larguar reprezentuesin italian, pasi drejtuesit e shohin atë si fytyra e së ardhmes së tyre afatgjatë, por problemet financiare të përmendura mund të detyrojnë largimin e tij.

Lexo po ashtu Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zaniolo

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Juventusi dhe Interi në Serie A dhe Real Madridi në La Liga.

Zaniolo ka vuajtur nga dëmtimi dhe operimi i ligamenteve vitin e fundit, me lëndimin e parë që e mbajti atë jashtë për gjashtë muaj, por iu përsërit në shtator dhe mbetet ende jashtë fushave. /Telegrafi/