Telegrafi

Manchester Unted konfirmon sulmin kibernetik: Krim i organizuar

Manchester United ka lëshuar një njoftim ku thuhet se kanë qenë cak i një sulmi kibernetik si krim i organizuar.

“Manchester United mund të konfirmojë se kemi qenë cak i një sulmi kibernetik në sistemin tonë. Klubi ka marrë menjëherë masa, duke punuar në hetimet e incidentit dhe t’i minimizojmë dëmet në sistem”.

“Megjithëse ky është një operacion i sofistikuar nga kriminelë të organizuar kibernetikë, klubi ka protokolle dhe procedura të gjera për një ngjarje të tillë dhe kishte bërë prova për këtë rrezik”.

“Mbrojtjet tona kibernetike identifikuan sulmin dhe mbyllën sistemet e prekura për të përmbajtur dëmtimin dhe për të mbrojtur të dhënat”, thuhet në njoftim.

United ka konfirmuar se takimin ndaj West Bromwich Albionit do të zhvillohet pa marrë parasysh sulmin. /Telegrafi/