Telegrafi

Manchester Unitedi zyrtarizon Diogo Dalotin

(Foto: Instagram/ManchesterUnited)

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e Diogo Dalot nga Porto.

Futbollisti 19-vjeçar, i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ka aftësi për ta mbuluar edhe krahun e majtë të fushës, prandaj Jose Mourinho i ka kërkuar shërbimet e tij.

Djajtë e Kuq kanë paguar 19 milionë funte (21.65 milionë euro) për realizimin e transferit të ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Manchester Unitedin

Dalot ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez me opsion për ta vazhduar edhe për një sezon tjetër.

Mbrojtësi i krahut debutoi për ekipin e parë të Portos në tetorin e kaluar, ndërsa menjëherë është përfshirë në skuadrën e Portugalisë.

Ai ka regjistruar tetë paraqitje për klubin portugez, para se të transferohej në Old Trafford, ndërsa është transferimi i dytë i Unitedit këtë verë pas Fredit.

“Kalimi te Manchester Unitedi është një mundësi e pabesueshme për mua”, ka thënë Dalot për faqen zyrtare të klubit të ri. /Telegrafi/