Site icon Telegrafi

Manchester Unitedi thyen rekordin për penallti të fituara brenda një sezoni

Bruno Fernandes fitoi një penallti të diskutueshme për Manchester Unitedin kundër Aston Villa, që do të thotë se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer theu një rekord të Ligës Premier për penallti të dhëna në favor.

Në minutën e 27-të të lojës së enjten në mbrëmje, gjyqtari vendosi që Fernandes ishte fauluar nga Ezri Konsa i Villas dhe VAR-i nuk e ktheu vendimin.

Në vështrimin e dytë, askush nuk ra dakord se duhej të ishte një penallti, por Solskjaerit aq i bënë pasi Fernandes vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme.

https://twitter.com/TheLampardView/status/1281314269682896898

Kjo penallti e dhuruar ka bërë që Djajtë e Kuq të thyejnë rekordin në Ligën Premier këtë sezon.

Unitedi tashmë ka 13-të penallti në favor të tyre dhe asnjë skuadër nuk ka marrë ndonjëherë kaq shumë penallti në një sezon të Ligës Premier më parë.

Reagimet e tifozëve të futbollit kanë qenë nga më të ndryshmet për këtë penallti të Unitedit, ku shumica e tyre kanë mbetur të befasuar me vendimin. /Telegrafi/

https://twitter.com/ftbIswanny/status/1281314994244780033

Exit mobile version