Telegrafi

Manchester Unitedi do të pranojë oferta edhe më të ulëta se 50 milionë për të larguar Pogban në janar

Manchester Unitedi thuhet se do të pranojë oferta më të ulëta se 50 milionë funte për të larguar mesfushorin francez, Paul Pogba, në afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e Pogbas në Old Trafford u hodh në dyshim edhe një herë këtë javë pasi agjenti i tij Mino Raiola pretendoi se koha e tij në klub kishte ‘mbaruar’ .

Dhe tani komentet e Raiolas, të cilat erdhën në prag të ndeshjes së madhe të Unitedit në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig, duket se kanë qenë pika e fundit.

Lexo po ashtu Raiola: Koha e Pogbas te United ka përfunduar - Juventusi do duhej të transferonte Ibrahimovicin

Pogba u kushtoi Djajve të Kuq një rekord të atëhershëm botëror të transferimit prej 89 milionë funtesh vetëm katër vjet më parë kur u kthye nga Juventus.

Por, sipas The Sun, drejtuesit e Unitedit tani do ta lejojnë francezin të largohet për një shumë, shumë më të vogël sesa ajo e blerjes.

Lexo po ashtu Juve kërkon shkëmbimin Dybala-Pogba

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford do të lejonin largimin e Pogbas edhe me një ofertë deri në 50 milionë funte për të hequr qafe pagën e madhe të mesfushorit prej 290 mijë funtesh në javë dhe, natyrisht, Raiolan.

Real Madridi ka kohë që është lidhur me Pogban, ndërsa Juventuesi dhe Paris Saint-Germain gjithashtu janë në garë për transferimin e lojtarit. /Telegrafi/