Manchester Unitedi thuhet se do të pranojë oferta më të ulëta se 50 milionë funte për të larguar mesfushorin francez, Paul Pogba, në afatin kalimtar të janarit.
E ardhmja e Pogbas në Old Trafford u hodh në dyshim edhe një herë këtë javë pasi agjenti i tij Mino Raiola pretendoi se koha e tij në klub kishte ‘mbaruar’ .
Dhe tani komentet e Raiolas, të cilat erdhën në prag të ndeshjes së madhe të Unitedit në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig, duket se kanë qenë pika e fundit.
Pogba u kushtoi Djajve të Kuq një rekord të atëhershëm botëror të transferimit prej 89 milionë funtesh vetëm katër vjet më parë kur u kthye nga Juventus.
Por, sipas The Sun, drejtuesit e Unitedit tani do ta lejojnë francezin të largohet për një shumë, shumë më të vogël sesa ajo e blerjes.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford do të lejonin largimin e Pogbas edhe me një ofertë deri në 50 milionë funte për të hequr qafe pagën e madhe të mesfushorit prej 290 mijë funtesh në javë dhe, natyrisht, Raiolan.
Real Madridi ka kohë që është lidhur me Pogban, ndërsa Juventuesi dhe Paris Saint-Germain gjithashtu janë në garë për transferimin e lojtarit. /Telegrafi/