Site icon Telegrafi

Manchester United si Juventusi – po merr të mirat dhe të këqijat e Ronaldos

Manchester United duket se po përjeton diçka të ngjashme me Juventusin pasi Cristiano Ronaldo i befasoi bashkëlojtarët e tij duke u kthyer në Portugali disa orë para derbit kundër Manchester Cityt dje.

Portugezi u la jashtë skuadrës së Djajve të Kuq dje (e diel), me Ralf Rangnick që pretendoi se ylli portugez kishte pësuar një lëndim të lehtë. Motra e sulmuesit Katia Aveiro e mohoi këtë në rrjetet sociale duke pëlqyer një postim në Instagram që pretendonte se Ronaldo ishte i gatshëm për lojën.

Cristiano ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por kontributi i tij në gola është në kontrast me sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës. Kjo është diçka që Juventusi e ka përjetuar tashmë gjatë periudhës trevjeçare të sulmuesit në Torino.

Lexo po ashtu Motra e Ronaldos pëlqen postimin në Instagram që thotë se portugezi nuk ishte i lënduar

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje, por nganjëherë akuzohej se tregonte një qëndrim të keq ndaj shokëve të tij. Në vitin 2019, ai u pushua për një ndeshje jashtë fushe kundër Lecce. Ai mbeti në Torino, duke shkuar për gjueti, ndërsa Juventusi barazoi 1-1.

Tifozët e Zonjës së Vjetër në atë kohë vunë në dyshim vendimin e Ronaldos për të qëndruar në shtëpi, duke pyetur nëse ai mund të kishte udhëtuar në jug për të ndihmuar skuadrën e tij të dilte nga bankina në një moment në pjesën e dytë.

https://twitter.com/PSGalu/status/1463933407172317190?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1463933407172317190%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffootball-italia.net%2Fman-united-like-juventus-experience-pros-and-cons-of-having-ronaldo%2F

Marrëdhënia e tij e tensionuar me Maurizio Sarrin nuk ndihmoi. 37-vjeçari një herë u largua nga Allianz Stadium para përfundimit të një përballje në Serie A kundër Milanit, pasi u zëvendësua nga Paulo Dybala, i cili përfundimisht shënoi golin e fitores kundër kuqezinjve.

Lojtarët e Juventusit ishin të pakënaqur me trajtimin që Ronaldo po merrte nga klubi, veçanërisht në vitin e tij të fundit në Torino. Seria “All or Nothing” shfaqi një debat në dhomën e zhveshjes mes yllit portugez, Juan Cuadrados dhe Leonardo Bonuccit në takimin Juventus – Porto një vit më parë.

Lexo po ashtu Përmes një pankarte, tifozët e Cityt u tallën keq me Sir Alex Fergusonin

Juventusit i munguan golat e Ronaldos në pjesën e parë të sezonit, por ngadalë ka rikuperuar unitetin dhe ADN-në e tyre. “Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, sepse ishim një skuadër plot përvojë, por mbi të gjitha, ishim një njësi e vetme dhe ishte kjo garë për vendet brenda grupit që ishte shumë e fortë. Ne e humbëm atë me Ronaldon”, kishte deklaruar legjenda e Juventusit, Gigi Buffon në dhjetor.

Muajin e kaluar, Massimiliano Allegri tha se lojtarët e Juventusit “kishin lënë mënjanë objektivat personale, duke u fokusuar te ekipi”. Manchester United tani po përjeton diçka të ngjashme. Ai po e ndihmon skuadrën e tij me gola, megjithëse qëndrimi i tij si një super yll  ndonjëherë nuk është i dobishëm brenda dhomës së zhveshjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version