Site icon Telegrafi

Manchester Unitedi reagon pas arrestimit të kapitenit Harry Maguire në Greqi

Manchester United është në dijeni të një ‘incidenti të dyshuar’ që përfshin Harry Maguire në Greqi dhe thotë se kapiteni i klubit të tyre po bashkëpunon me autoritetet.

27-vjeçari është në një pushim veror pas eliminimit të Unitedit nga Sevilla të dielën në Ligën e Evropës.

Megjithatë, raportet e mediave në Greqi të premten në mëngjes pohuan se Maguire ishte arrestuar ndërsa po pushonte në Mykonos.

Lexo po ashtu Harry Maguire përfshihet në një rrahje në Greqi, arrestohet pastaj pas një sulmi ndaj policisë

Gazeta greke Protothema publikoi një video ku shihet Maguire duke shijuar kohën dhe alkoolin në një bar të mbushur me njerëz dhe vetëm pastaj ndodhi incidenti, ku anglezi u përfshi në një rrahje dhe u arrestua nga policia pas rezistimit dhe mosbindjes.

Në një deklaratë të klubit, Unitedi deklaroi se ata kishin bërë kontakte me Maguiren dhe nuk do të bëjnë komente të mëtejshme.

“Klubi është i vetëdijshëm për një incident të dyshuar që kishte përfshirë Harry Maguire mbrëmë në Mykonos”.

“Kontakti është bërë me Harry dhe ai po bashkëpunon plotësisht me autoritetet greke”.

“Në këtë kohë ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër”, thuhet në deklaratën e Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version