Telegrafi

Manchester Unitedi parakalon klubet tjera, tani favorit për transferimin e Koulibalyt

Manchester Unitedi thuhet se është favoritë për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly për 90 milionë euro.

Gazetat franceze tashmë kishin sugjeruar që Paris Saint-Germain po tërhiqej, ndërsa Barcelona dhe Real Madridi po shikojnë edhe synime të tjera.

Tani gazetat italiane La Repubblica dhe Il Mattino tregojnë se Djajtë e Kuq shihen si kandidatët kryesorë që Koulibaly të largohet nga Stadio San Paolo këtë verë.

Lexo po ashtu PSG dorëzohet për Koulibalyn, Manchester United tani favorit

Çmimi i kërkuar ka rënë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe efektit të tij në tregun më të gjerë të transferimit, pasi Presidenti Aurelio De Laurentiis kishte refuzuar mbi 100 milionë euro në dy vitet e fundit.

Këto raporte të fundit vendosin çmimin në 90 milionë euro, i cili do të ishte akoma një fitim masiv duke marrë parasysh që ai mbush 29 vjet muaj muajin tjetër dhe kushton vetëm 7.75 milionë euro për ta blerë nga KRC Genk më 2014.

Lexo po ashtu Ferdinand dëshiron që Manchester United të transferojë Sanchon, Koulibalyn dhe Saulin

Qendërmbrojtësi i Senegalit është nën kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023 dhe nuk ka asnjë klauzolë lëshimi në kontratën e tij.

Skuadrat tjera të interesuara përfshijnë Liverpoolin, Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Newcastle United, por Unitedi ka parakaluar të gjithë në garë. /Telegrafi/