Telegrafi

Manchester Unitedi në bisedime për të nënshkruar me Edinson Cavanin

Manchester Unitedi thuhet se ka filluar bisedimet me Edinson Cavanin rreth një transferimi në Old Trafford, me uruguaianin që thuhet se i është ofruar skuadrës së Ligës Premier.

Ka qenë një verë e gjatë, dhe tani vjeshta, e thashethemeve të transferimeve për Unitedin dhe ka qenë kryesisht zhgënjim për tifozët e tyre pasi vetëm Donny van de Beek është transferuar.

Koha po kalon që ata të shtojnë më shumë lojtarë në skuadër dhe Ole Gunnar Solskjaer është i etur për përforcime.

Reparti i sulmit është faza ku trajneri norvegjez dëshiron të përforcohet dhe ylli o Borussia Dortmundit, Jadon Sancho është ende objektivi numër një.

Lexo po ashtu Katër alternativat e mundshme të Manchester Unitedit në rast se dështon transferimi i Jadon Sanchos

Megjithatë, sipas Daily Mail, Unitedi tani duhet të kthehet te alternativat e Sanchos dhe bisedimet kanë filluar tashmë me Cavanin.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano gjithashtu raporton se 33-vjeçari iu ofrua klubit nga agjenti i tij.

Sulmuesi uruguaian mendohet se dëshiron një kontratë afatgjatë dhe pagë të lartë dhe kjo po e bllokon momentalisht Unitedin.

Cavani kishte qenë i lidhur më parë edhe me Atletico Madridin dhe Juventusin. /Telegrafi/