Telegrafi

Manchester Unitedi kontakton Camavingan

Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi është në kërkim të mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga.

Camavinga ka befasuar të gjithë me talentin e tij dhe nivelin e lartë të lojës të treguar me Rennes, duke bërë shumë klube evropiane të vihen pas tij.

Sipas mediumit France Football, Unitedi është ndër klubet kryesore të interesuara për adoleshentit francez, i cili gjithashtu pëlqehet nga Real Madrid dhe Bayern Munich.

Lexo po ashtu Objektivi i shumë klubeve të mëdha evropiane, Camavinga paralajmëron largimin nga Rennes

Duke pasur një kontratë deri në vitin 2022, Camavinga kaloi së fundmi nën menaxhimin e agjentit Jonathan Barnett, i cili ka klient edhe Gareth Bale, tani lojtar i Tottenhamit.

Pavarësisht marrëdhënies së tij të tensionuar me klubin mëmë të Bale, Real Madrid, Barnett dhe presidenti i tyre Florentino Perez janë në kontakt për arritjen e një marrëveshjeje për Camavinga.

Në të vërtetë, ndërsa Unitedi dhe Bayerni janë gjithashtu në kontakt, Real Madridi konsiderohet si favorit për të transferuar Camavinga në verën e 2021. /Telegrafi/