Site icon Telegrafi

Manchester Unitedi fiton me rikthim te Fulhami dhe rimerr pozitën e parë në Ligën Premier

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 në udhëtim te Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka marrë një fitore të vuajtur, por shumë të vlefshme pasi e ka rikthyer në pozitën e parë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, ku të dyja skuadrat patën rastet e veta dhe arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Ademola Lookman, i cili shënoi për 1-0.

Unitedi arriti të kthehet në lojë në minutën e 21-të me anë të Edinson Cavanit që shënoi për 1-1 dhe çoi skuadrat në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq ishin për një nuancë më të mirë dhe pas disa rasteve të krijuara arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe erdhi nga Paul Pogba, i cili shënoi një supergol për 1-2 dhe pas shumë rasteve tjera pas këtij goli shifrat mbeten të pandryshuara dhe Unitedi mori në fund tri pikë të vlefshme.

Pas kësaj fitore, Unitedi rikthen pozitën e parë me 40 pikë apo dy më shumë se Manchester City i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Fulhami zë vendin e 18-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin Sheffield Unitedin, ndërsa Fulhami udhëton te Brightoni. /Telegrafi/

https://twitter.com/aaubry256/status/1351993280146374657

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1352009375968358404

 

 

 

Exit mobile version