Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në fund te Evertoni me rezultat 2-0 në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Unitedit, i cili krijoi më shumë raste dhe menaxhoi lojën.
Megjithatë, edhe pas rasteve të Donny Van de Beek (7’), Bruno Fernandes (14’), Edinson Cavani (17’), Mason Greenwood (25’) dhe Gylfi Sigurdsson (37’) portat mbetet të paprekura.
It's still all to play for at Goodison Park 💪
🔴 #MUFC
🏆 #CarabaoCup@Chevrolet— Manchester United (@ManUtd) December 23, 2020
Në pjesën e dytë, përsëri Djajtë e Kuq patën diçka më shumë nga loja dhe rastet, ndërsa vetëm në fund arritën ta shënojnë dy gola.
Cavani (49’) dhe Alex Telles (81’) patën rastet më të mira, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
What a finish!
🔴 #MUFC
🏆 #CarabaoCup pic.twitter.com/NfNdULjM3v— Manchester United (@ManUtd) December 23, 2020
Megjithatë, në minutën e 88-të ishte Cavani, i cili shënoi një supergol për 0-1 dhe Atnhony Martial (90+) që shënoi për 0-2 dhe vulosi fitoren.
Pas kësaj fitore, Unitedi kalon në gjysmëfinale të EFL Cup ku e pret rivali i madh lokal, Manchester City. /Telegrafi/
https://twitter.com/AttahofAfrica/status/1341864955939840000
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341864853972135937