Telegrafi

Manchester Unitedi është gati të heq dorë nga transferimi i Sanchos

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se është lodhur nga negociatat për Jadon Sanchon dhe tashmë po planifikon heqjen dorë nga ky transferim.

Sancho ka bërë për vete shumicën e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve brilante me Borussia Dortmundin në dy sezonet e fundit.

Shumë klube të mëdha evropiane janë interesuar për transferimin e anglezit, por Unitedi ka qenë më këmbëngulësi.

Lexo po ashtu Real Madridi dhe Barcelona pritet ta rivalizojnë Unitedin për transferimin e Sanchos

Megjithatë, Djajtë e Kuq tashmë janë lodhur nga tentativat për transferimin e sulmuesit anësor anglez.

Sipas mediumit The Star, klubi nga Old Trafford është gati të heqë dorë nga nënshkrimi me anësorin e Borussia Dortmundit.

Djajtë e Kuq nuk janë të gatshëm të përmbushin vlerësimin e Dortmundit për lojtarin prej 120 milionë eurosh, ndërsa United dëshiron të paguajë rreth 90 milionë euro. /Telegrafi/