Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se është afër të arrijë një marrëveshje transferimin me Borussia Dortmundin për sulmuesint Jadon Sancho.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më tutje skuadrën në afatin kalimtar të verës, pasi synojnë të fitojnë Ligën Premier dhe të rivalizojnë për Ligën e Kampionëve.
Drejtuesit e klubit nga Old Trafford tashmë e dinë cilit lojtar janë objektiv i tyre për afatin e kësaj vere, ndërsa njëri është dëshirë e kamotshme e Unitedit.
Bëhet fjalë për yllin anglez të Borussia Dortmundit, Sancho, i cili pëlqehet që një kohë të gjatë nga Djajtë e Kuq.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Unitedi tani është afër të përfundojë një marrëveshje prej 81.5 milionë funtesh apo 95 milionë euro për Sanchon.
Man Utd are closing in on an £81.5m deal for Jadon Sancho, according to the Mirror 👀 pic.twitter.com/o6kExF2CTd
— GOAL (@goal) June 5, 2021
Unitedi nuk arriti të zbarkojë Sanchon në vitin 2020 kur ata refuzuan të paguanin çmimin e pa-negociueshëm prej 108 milionë funtesh apo 125 milionë eurosh të Dortmundit, por tani po mbyllin një marrëveshje me çmim dukshëm më të ulët.
Në rast transferimi, Djajtë e Kuq do i bie të kursenin plot 30 milionë euro nga vetëm 12 muaj vonesë, ndërsa Sancho thuhet se dëshiron qartësi të së ardhmes para nisjes së Euro 2020. /Telegrafi/
EXCLUSIVE: Man Utd poised to save £26.5million on Jadon Sancho transfer after one year delay | @MullockSMirror https://t.co/tQzSaHfpaI pic.twitter.com/UjDrryia8J
— Mirror Football (@MirrorFootball) June 5, 2021