Manchester United është klubi i fundit që e ka kontaktuar ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marottas.
Klubet e para që e kishin ftuar të punojë ishin Interi dhe Arsenali.
Sipas gazetës The Independent, Manchester United është klubi i fundit që e kanë futur në planet e tij.
Klubi i Ligës Premier po planifikon të shtojë një shef tjetër në staf, duke marrë disa përgjegjësi nga menaxheri Jose Mourinho.
Interi janë favoritët për të sjellë Marottan, pasi thuhet se tashmë kanë negociata me ish-ekzekutivin e Sampdoria.
Marotta udhëhoqi periudhën më të suksesshme në historinë e fundit të Juventusit, duke e dërguar nga mesi i tabelës, për të fituar titullin në Serie A për shtatë vjet me radhë.
Presidenti Andrea Agnelli nuk ia vazhdoi kontratën Marrotas, pak ditë pasi ai e fitoi çmimin si drejtori më i mirë në Samitin e Futbollit Botëror. /Telegrafi/