Telegrafi

Manchester United zyrtarizon largimi e Van Gaalit

Manchester United, ka lëshuar një deklaratë për media ku ka zyrtarizuar largimin e Louis van Gaal.

Drejtori i klubit Ed Woodward ka thënë se ka qenë kënaqësi që klubi ka pasur një trajner kaq të madh në klub.

“Dua ta falënderojë Louisin dhe stafin e tij për punën shumë të mirë që ka bërë në drejtimin e klubit, dhe fitimin e Kupës se FA për herë të 12-të”.

“Ai është treguar shumë profesional. Ai do të largohet me një trashëgimi të madhe duke na lënë shumë lojtarë të rinj në skenë. Të gjithë në klub i dëshirojnë gjitha të mirat”. /Telegrafi/