Manchester United ka dal triumfues nga derbi me Arsenalin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, duke fituar 3-1.
Djajtë e Kuq e nisën ndeshjen mjaft furishëm, duke bërë presion – por The Gunners u këndellen shumë shpejtë.
Qysh në minutën e 12-të, Arsenali ia doli të tunde rrjetën e David de Geas nëpërmjet Gabriel Martinellit, por ajo u anulua nga VAR-i për faull.
https://twitter.com/footballreq/status/1566452254470717441?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1566452254470717441%7Ctwgr%5Eed3e60655be7123d53d2f134137a860bc2f61173%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmbyllet-pjesa-e-pare-e-derbit-mes-man-united-dhe-arsenalit%2F
Martinelli e pati një rast të mirë edhe në minutën e 32-të, por që goditjen e tij me kokë e stopoi portieri spanjoll.
Pas këtyre dy shanseve, ishte radha për Unitedin, që e theu mbrojtjen e Arsenalit, që realizoi nëpërmjet transferimit të tyre të fundit prej 100 milionë euro, Antonys.
Sulmuesi brazilian pranoi një asistim nga Marcus Rashford, duke ia dal të mposht me fines portierin e skuadrës londineze.
Pjesa e dytë nisi edhe më furishmë, duke u shënuar tre gola. Ishte minuta e 60-të kur Arsenali i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Bukayo Sakas. Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Marcush Rashford pranoi një asistim nga Bruno Fernandes, për ta rikthyer epërsinë në 2-1.
Sulmuesi anglez nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të dytin personal, tani në minutën e 75-të me një asistim të Cristian Eriksen.
Deri në fund, United mund të shënonte edhe golin e katërt, por Cristiano Ronaldo nuk arriti ta zinte topin, nga një gabim i lojtarëve mysafirë.
Pas javës së gjashtë, Arsenali vazhdon të jetë lider me 15 pikë, pasi që është humbja e tyre e parë në këtë edicion, derisa Manchester United është në të pestin me 12 sosh.
Në xhiron e shtatë, Gunners takohen me Evertonin, ndërsa United do ketë punë me Crystal Palacen. /Telegrafi/