Telegrafi

Manchester United vihet seriozisht pas talentit gjerman, Youssoufa Moukoko

Youssoufa Moukoko është shpresa e madhe e futbollit gjerman dhe ai tanimë ka hyrë në histori të Bundesligas.

Sulmuesi i talentuar vitin e kaluar u bë futbollisti më i ri në histori që luan në elitën e futbollit gjerman.

Gjithsesi Moukoko është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Dortmundin dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

17-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me dy gola e dy asistime, por ai nuk është i kënaqur me hapësirat që i janë dhënë.

Manchester United është skuadra më serioze që është vënë pas lojtarit dhe tanimë kanë kontaktuar agjentët e tij.

Djajtë e Kuq janë të etur për të nënshkruar me një sulmues dhe janë gati t’i ofrojnë një pagë prej gjashtë milionë eurove në sezon talentit gjerman.

Lojtari nuk është bindur ende për kontratë të re nga Dortmund dhe po shikon propozimet që po i vijnë nga top klubet evropiane.

Përveç Djajve të Kuq që po shihen si favoritët për të nënshkruar me të, Moukoko po kërkohet edhe nga Bayern Munich, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/