Telegrafi

Manchester United vihet pas sensacionit të Ligue 1, Malcom

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinhos, e do me çdo kusht lojtarin që është shndërruar në hit në Ligue 1, Malcom.

Manchester United kanë treguar formë të mirë, por kërkojnë përforcime me një lojtar në krahë dhe një si mesfushor qendror.

Manchester Evening News shkruan se Mourinho ka kërkuar disa lojtarë, por që nuk ka arritur t’i ofrojë dhe afati i janarit mund të jetë i duhuri.

Klubi është i interesuar që t’i plotësojë dëshirën dhe t’i bëjë një dhuratë për Vitin e Ri.

Braziliani Malcom është kthyer në sensacion këtë sezon në Ligue 1 me Bordeaux, pasi ka shënuar gola të jashtëzakonshëm.

Klubi francez insiston se nuk do ta shes lojtarin në janar, por një ofertë e majmë mund tua ndryshojë mendjen.

Manchester United është vënë edhe pas dyshes së Borussia Dortmund, Christian Pulisic dhe Julian Weigl.

Mourinho kërkon që përforcimet të jenë lojtarë të rinj dhe që të tre e përmbushin këtë objektiv. /Telegrafi/