Telegrafi

Manchester United vihet pas Ndidit

Manchester United është tejet i interesuar në transferimin e Wilfred Ndidit nga Leicesteri qysh në janar.

Sipas asaj që raporton Fichajes, Djajtë e Kuq tashmë kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe Dhelprat.

Leicesteri vështirë se e lëshon lojtarin që të largohet në afatin dimëror, mirëpo do të jetë edhe vendimi i këtij të fundit.

Reprezenutesi i Nigerisë raportohet se është i gatshëm që të kalojë në Old Trafford, por që ende nuk ka asgjë të finalizuar.

Ndidi po kalon nëpër një formë impresionuese këtë sezon, me çka edhe ka ardh interesimi i madh nga Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer mori disa përforcime në këtë verë si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho e Raphael Varane, mirëpo që është në qendër të kritikave për strategjitë e tij. /Telegrafi/