Site icon Telegrafi

Manchester United tremb PSG-në me çmimin e Rashford

Marcus Rashford nuk ka pasur një formë të qëndrueshme këtë sezon me skuadrën e tij Manchester Unitedin.

Por përkundër kësaj, sulmuesi anglez është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ata po mundohen me çdo kusht ta mbajnë në Old Traford.

Manchester United nuk është aspak i gatshëm të heqë dorë nga Marcus Rashford për ndonjë shumë të lirë në afatin kalimtar të verës.

Lexo po ashtu “Ai nuk duket i lumtur as kur luan” - Rooney i thotë Rashfordit të rishqyrtojë të ardhmen te Man United

Sipas Mirror, Djajtë e Kuq kanë vendosur një vlerësim të jashtëzakonshëm prej 100 milionë funte (117 milionë euro) për sulmuesin e tyre për të hequr interesin nga PSG .

Klubi i Ligue 1 thuhet se i ka dhënë fund interesimit për nënshkrimin e Rashford, pasi u pretendua se ata do të ishin të gatshëm të paguanin rreth 75 milionë euro për të.

Lexo po ashtu Kërkohet nga PSG me ngulm – Ten Hag flet për të ardhmen e Rashford

Për më tepër, vetë anglezi tregoi gjithashtu në një intervistë në fillim të këtij viti se ai nuk dëshiron të largohet nga Manchester United në një periudhë të afërt.

Rashford ka pasur një sezon vërtet jokonsistent në Old Trafford, pasi ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 39 paraqitje deri më tani. /Telegrafi/ 

Exit mobile version