Telegrafi

Man Utd thotë se Cristiano Ronaldo ‘nuk është në shitje’ pasi ai kërkon të largohet nga klubi

Manchester Unitedi ka përsëritur se Cristiano Ronaldo ‘nuk është në shitje’ pasi thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë rreth të ardhmes së tij.

37-vjeçari ka kërkuar të largohet nga Old Trafford nëse klubi merr një ‘ofertë të kënaqshme’ për të këtë verë, sipas një raporti nga mediumi The Times.

Ata pretendojnë se vendimi i Ronaldos është nxitur nga dëshira për të luajtur në  Ligën e Kampionëve për pjesën tjetër të karrierës së tij.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë, i cili beson se i kanë mbetur edhe ‘tre ose katër vjet’ në nivelin më të lartë, është lidhur me lëvizjet te Bayern Munich, Chelsea, Roma dhe Napoli këtë verë.

Lexo po ashtu "Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd

Dhe me një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Unitedin, i cili do të luajë në Ligën e Evropës këtë sezon, duket se sulmuesi me përvojë po shqyrton opsionet e tij.

Edhe pse po raportohet vazhdimisht kështu, Djajtë e Kuq po qëndrojnë të palëkundur.

Gazetari i mediumit Manchester Evening News, Samuel Luckhurst dha një përditësim mbi situatën në vazhdim më herët.

“Ashtu si të shtunën e kaluar, MUFC përsërit se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe nën kontratë edhe për një vit”, ka shkruar Luckhurst.

 

Ndryshe, muajin e kaluar, agjenti i sulmuesit, Jorge Mendes, thuhet se mbajti diskutime mbi një transferim të mundshëm me pronarin e Chelseat, Todd Boehly.

Sipas The Athletic, Boehly u takua me Mendes në Portugali, ku u diskutuan bisedimet për një lëvizje të Ronaldos në Stamford Bridge këtë verë. /Telegrafi/