Manchester United thuhet se dëshiron të transferojë Raheem Sterlingun nga Manchester City, nëse qëndron ndëshkimi i UEFA-s për dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane.
Citizens janë shpallu fajtorë nga organi më i lartë i futbollit në Evropë shkaku që kanë thyer rregullin financiar për transferime.
Ata e kanë apeluar këtë vendi në Gjykatën Arbitrazhit të Futbollit (CAS), derisa vendimi final do të jetë më 8 qershor.
Në rast se shpallen fajtor edhe aty, atëherë disa lojtarët do të kërkojnë largimin, e në mesin e tyre është edhe Sterling.
Djajtë e Kuq e pëlqejnë shumë lojën e anësori anglez dhe duan të transferojnë atë nga rivali lokal.
Edhe pse Pep Guardiola ka bërë të ditur se ai do të qëndrojë deri ën fund të kontratës së tij, të njëjtin mendim nuk e kanë lojtarët dhe mund të ndodhë që Sterling të kalojë në Old Trafford. /Telegrafi/