Manchester United po tenton ta transferojë Marcos Llorenten nga Atletico Madridi në formë huazimi.
Djajtë e Kuq po përballen me shumë lëndime në këtë sezon, andaj dëshirojnë ta transferojnë mesfushorin.
Unitedi ka filluar bisedimet me skuadrën spanjolle për ta transferuar ish-anëtarin e Real Madridit qysh në këtë afat.
Manchester Evening News raporton se të dyja klubet janë shumë afër të arrijnë marrëveshje për lojtarin deri në fund të këtij sezoni.
24-vjeçari u transferua në Wanda Metropolitano nga Los Blancos në verën e vitit të kaluar, por ka dështuar të rigjejë formën e lartë.
Llorente ka startuar në vetëm tri ndeshje nga 19 sa janë zhvilluar dhe mund të kalojë në Old Trafford në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/