Telegrafi

Manchester United synon transferimin e Hirving Lozanos në janar

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi dhe synon që në afatin kalimtar të janarit ta përforcojë repartin ofensivë.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag kërkon të shtojë konkurrencën në ofensivë dhe tanimë ka në mendje transferimin e një sulmuesi.

Bëhet fjalë për yllin meksikan të Napolit, Hirving Lozano i cili nuk po është titullar i rregullt tek klubi italian.

27-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk e ka vazhduar atë, përkundër se klubi i ka bërë ofertë për një kontratë të re deri në vitin 2026.

Ten Hag e njeh mjaftë mirë Lozanon nga kampionati holandez dhe dëshiron transferimin e tij në janar.

Drejtuesit e United pritet që pas Kampionatit Botëror të futen në bisedime me Napolin për transferimin e Lozanos, vlera e të cilit është 35 milionë euro.

Reprezentuesi meksikan këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/