Telegrafi

Manchester United rrezikon të humbasë Wan-Bissaka në janar, ai mund të shkojë në Afrikë

Sipas The Athletic, Manchester United mund të detyrohet të luajë pa Aaron Wan-Bissaka për një periudhë të caktuar kohore në vitin e ri.

Tifozët e Djajve të Kuq nuk kanë nevojë të shqetësohen – ai nuk po kërkon të largohet në janar, as nuk ka pasur ndonjë interesim konkret.

Megjithatë, mediumi bën të ditur se Wan-Bissaka është kontaktuar për të përfaqësuar Republikën Demokratike të Kongos në Kupën e Kombeve të Afrikës vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Ten Hag mund të bëjë transferim shokues te Man United në janar

The Athletic shton më tej se mbrojtësi po shqyrton opsionin, pasi ka përfaqësuar kryesisht Anglinë gjatë karrierës së tij.

Një ndërrim ndërkombëtar do t’i lejonte atij të merrte më shumë minuta në një nivel më të madh. Pavarësisht se ka lindur në Angli, Wan-Bissaka ka prejardhje kongoleze.

Nëse ai pranon ofertën, Man United do të jetë pa Wan-Bissaka nga 13 janari deri më 11 shkurt – varësisht se si performon Kongo në turneun e madh të organizuar nga Bregu i Fildishtë. /Telegrafi/