Telegrafi

Manchester United rivalizon skuadrat italiane për Kumbullën

Marash Kumbulla është njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti këtë edicion në Serie A.

Mbrojtësi i talentuar shqiptar ka zhvilluar ndeshje shumë të mira këtë edicion gjë që ka bërë skuadrat e mëdha të interesohen për të.

Nga skuadrat italiane thuajse të gjitha të mëdhatë e duan lojtarin, ndërsa nuk mungojnë ofertat nga Inter dhe Juventus.

Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe Napoli, Fiorentina dhe Lazio.

Por së fundmi garës i është shtuar edhe gjiganti anglez Manchester United.

Lajmi është bërë me dije nga mediat italiane që kanë raportuar se United e kishte parë nga afër lojtarin në miqësoren verore mes Veronës dhe Hoffenheim, ku kishin qenë të pranishëm agjentë të Djajve të Kuq.

Manchester United po e përcjell situatën e mbrojtësit shqiptar dhe pritet të dalë me një ofertë në drejtim të tij.

Në anën tjetër Verona është gati ta shes shqiptarin Kumbulla për një shumë mbi 25 milionë euro. /Telegrafi/