Manchester United thuhet se po rivalizon Milanin në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Benficas, Florentino Luis.
Milani e kishte rritur interesim e tyre për Florentinon, pasi pritet largimi i Lucas Paquetas.
ESPN shkruan se United tashmë mund të jetë në avantazhin pasi ata janë takuan me agjentin e lojtarit, Bruno Carvalho Santos që në janar.
“Florentino është një nga mesfushorët e rinj mbrojtës me vlera më të larta në Evropë, kështu që ka shumë interes për momentin”.
“Ka pasur shumë fjalë për Milanin, por mund t’ju them se ka shumë konkurrencë për shërbimet e tij, me klube nga Anglia, Gjermania dhe Spanja, që gjithashtu e ndjekin nga afër”, deklaroi Santos.
Portugezi mbush 21 vjet në gusht, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm 15 herë për Benfican. /Telegrafi/