Joachim Andersen është njëri nga lojtarët më të mirë të Sampdorias këtë edicion.
Qendërmbrojtësi i talentuar danez ka bërë paraqitje shumë të mira dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Inter dhe Tottenham Hotspur prej kohësh janë në kërkim të tij, ndërsa së fundmi garës i është bashkuar edhe Manchester United.
Calciomercato ka raportuar se Djajtë e Kuq e kanë përcjellë nga afër lojtarin në ndeshjen derbi ndaj Genoas.
United është gati të paraqesë një ofertë për lojtarin me tu hapur afati kalimtar veror.
Në anën tjetër Sampdoria po kërkon rreth 35 milionë euro për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre.
Kontrata e Andresen me Sampdorian skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/