Telegrafi

Manchester United rikthen interesimin për Bruno Fernandesit

Foto: Goal.com/Getty Images

Manchester United thuhet se ka ringjallur interesimin për Bruno Fernandesin e Sporting Lisbonës.

Skuadra angleze ka kohë që po tenton ta transferojë mesfushorin portugez, mirëpo në verën e vitit të kaluar nuk arritën ta materializonin.

Goal.com raporton se Djajtë e Kuq kanë hequr dorë nga Christian Eriksen, shkaku që danezi pritet të kalojë te Interi në këtë afat kalimtar.

Fernandes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023, e që klauzola e tij është 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Fernandes mbetet te Sportingu, nuk fluturon për teste mjekësore te United

Unitedi kërkon që ta transferojë një lojtar si zëvendësues të Paul Pogbas, i cili e dëshiron largimin nga Old Trafford në verën e këtij viti.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që ta transferojë lojtarin qysh në këtë janar. /Telegrafi/