Manchester United thuhet se ka ringjallur interesimin për Bruno Fernandesin e Sporting Lisbonës.
Skuadra angleze ka kohë që po tenton ta transferojë mesfushorin portugez, mirëpo në verën e vitit të kaluar nuk arritën ta materializonin.
Goal.com raporton se Djajtë e Kuq kanë hequr dorë nga Christian Eriksen, shkaku që danezi pritet të kalojë te Interi në këtë afat kalimtar.
Fernandes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023, e që klauzola e tij është 100 milionë euro.
Unitedi kërkon që ta transferojë një lojtar si zëvendësues të Paul Pogbas, i cili e dëshiron largimin nga Old Trafford në verën e këtij viti.
Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që ta transferojë lojtarin qysh në këtë janar. /Telegrafi/