Telegrafi

Manchester United refuzon ofertat nga klubet turke për Greenwoodin

Manchester United thuhet se ka refuzuar oferta për Mason Greenwood nga një numër klubesh turke.

21-vjeçari muajin e kaluar u lirua nga akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi, por ai ende përballet me një hetim të brendshëm të klubit nëse do ta riintegrojë atë në skuadrën e parë të Erik ten Hag apo do ta largojnë.

Pavarësisht kësaj, duket se Greenwood po tërheq interesim nga skuadrat evropiane, përpara një rikthimi të mundshëm në futboll.

Lexo po ashtu Manchester United del me vendim të ri për Mason Greenwood

Athletic ka raportuar se United ka refuzuar ofertat nga klubet turke për sulmuesin, pasi ata janë duke menduar ende se çfarë të bëjnë me yllin vendas.

Thuhet gjithashtu se sulmuesi i suspenduar dëshiron të ‘kalojë nëpër një fazë hetuese para se të rikthehet të luajë për Man United’.

Greenwood nuk është paraqitur për Djajtë e Kuq që nga 22 janari 2022, kur Djajtë e Kuq mundën West Hamin në Old Trafford.

Më pas ai u arrestua më vonë atë muaj dhe në tetor ai u akuzua për tentativë përdhunimi, sulm që shkaktoi lëndime trupore dhe përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese.

Këto akuza u rrëzuan më pas, me Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës duke përmendur tërheqjen e dëshmitarëve kryesorë dhe materiale të reja që dolën në dritë.

Lexo po ashtu Bien akuzat kundër Mason Greenwood, sulmuesi i Man Utd shpallet i pafajshëm

Ata përmendën gjithashtu zhvillime që nënkuptonin se “nuk kishte më një perspektivë realiste dënimi”.

Greenwood – i cili ka një kontratë 75,000 euro në javë deri në vitin 2025 me opsionin e një viti të mëtejshëm në United – nuk do të kthehet në stërvitje ose të luajë derisa ky hetim i brendshëm të përfundojë. /Telegrafi/