Telegrafi

Manchester United po përshpejton për ta mbyllur transferimin e Manuel Ugartes

Manuel Ugarte do të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar veror dhe Manchester United janë rikthyer në garë për të.

Gjiganti anglez thuhet se është duke bërë përparime në bisedimet me PSG-në për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit uruguaian.

PSG javë ditë më parë kërkonin vetëm shitjen e lojtarit dhe kjo bëri që United të heqë dorë përkohësisht nga transferimi i Ugartes.

Tani kampioni në fuqi i Ligue 1 kanë treguar se janë të hapur për një lëvizje huazimi, por ata duan që ajo të përfshijë një detyrim për të blerë në fund të sezonit.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime në mesfushë pasi parashikojnë largime të mundshme në atë pozitë përpara mbylljes së afatit kalimtar veror.

Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, thuhet se ka besim se një marrëveshje do të përfundojë deri në fund të afatit kalimtar.

Vet Mendes ka pasur biseda me drejtuesit e Djajve të Kuq dhe thuhet se ka një marrëveshje mes palëve. /Telegrafi/