Telegrafi

Manchester United po e vëzhgon formën e Tammy Abraham te Roma

Manchester United po shikon formën e mirë që Tammy Abraham po kalon te Roma, për të bërë pastaj ofertë në afatin kalimtar veror.

Trajneri i Man United, Erik ten Hag e sheh Abrahamin si opsion të ri nëse marrëveshjet nuk mund të arrihen me Victor Osimhen (Napoli) dhe Harry Kane (Tottenham).

Sulmuesit janë në listën e ngushtë të trajnerit, pasi sulmuesi i qendrës është pozicioni ku klubi i madh anglez kërkon me cdo kusht të përforcohet.

Abrahami ka shkëlqyer nën drejtimin e Jose Mourinhos gjatë kohës së tij te Roma, duke shënuar 34 herë në 81.

Sulmuesi është në sezonin e tij të dytë që nga transferimi nga Chelsea. /Telegrafi/