Site icon Telegrafi

Manchester United po e mposht Tottenhamin në garë për mbrojtësin francez

Nuk do të luftojnë vetëm për top katërshe, por Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë në garë edhe për një mbrojtës.

Dy gjigantët anglezë kanë për objektiv qendërmbrojtësin francez Jean-Clair Todibo, i cili ka shkëlqyer viteve të fundit me fanellën e skuadrës nga Ligue 1, Nice.

Pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga Spurs në javët e fundit, Manchester United është bërë favorit për të siguruar shërbimet e Todibo në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Kishte dështuar te Barcelona, por gjigantët e Ligës Premier janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro në janar për Todibon

Nevoja për të forcuar repartin defensivë është bërë evidente për United, me Lisandro Martínez që po përballet me lëndim dhe Raphael Varane që nuk ka shfaqur sigurinë e dikurshme.

Dyshja e preferuar mbrojtëse e Ten Hag ka qenë Harry Maguire dhe Victor Lindelof, por trajneri holandez është i prirur të sjellë një talent të ri për të adresuar mangësitë e ekipit në mbrojtje.

Avantazhi i Manchester United në këtë garë përforcohet nga lidhjet e pronësisë me Nice përmes Sir Jim Ratcliffe, grupi INEOS i të cilit mban shumicën e aksioneve në klubin e Ligue 1.

Sipas asaj që ka raportuar The Mirror, për t’i siguruar shërbimet e Todibos, United do të duhet të paguaj rreth 50 milionë euro te Nice.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje në Ligue 1 ku ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version