Site icon Telegrafi

Manchester United po e mendon një lëvizje që në janar për Eriksenin

Manchester United është duke menduar që në janar ta transferojë yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar klubit, gjegjësisht Ed Woodward, transferimin  e danezit.

Te United e dinë që drejtuesi Daniel Levy, mund ta humb Eriksenin si transferimin të lirë gjatë verës edhe për këtë United dhe Tottenham mund të bien dakord për lojtarin.

United kishte ofruar 76 milionë euro për Eriksenin, por që lojtari kërkonte kalimin te Real Madridi.

Eriksen e preferonte një lëvizje për në Spanjë, ndërsa oferta e ‘Djajve të Kuq’ pritet të jetë më e ulët kësaj radhe.

United në anën tjetër vazhdojnë të punojnë për një kontratë të re me Paul Pogban, dhe blerja e Eriksen mund të jetë një motiv shtesë për francezin që të vazhdojë.  /Telegrafi/

Exit mobile version