Site icon Telegrafi

Manchester United planifikon të dërgojë ofertë për Jeremie Frimpong

Jeremie Frimpong është njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mbrojtësi i djathtë holandez ka dal nga akademia e Manchester Cityt, derisa fillimisht luajti për dy vite te Celtic dhe tani është në vitin e dytë te Bayer Leverkusen.

21-vjeçari është duke kaluar nëpër një sezon fantastik dhe po pëlqehet nga trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag.

Frimpong ka zhvilluar 14 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, ku ka realizuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Sky Sports ka raportuar se Djajtë e Kuq pritet të dalin me një ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit në drejtim të ‘Farmacuetikëve’ për transferimin e holandezin në Old Traford.

Vlera aktual e Frimpong në tregun e transferimeve është 25 milionë euro, por Leverkusen synon të fitojë më shumë nga shitja e holandezit të ri.

Gjithnjë sipas mediaas gjermane, skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso synon të marrë 40 milionë euro nga largimi i Frimpong. /Telegrafi/

Exit mobile version