Telegrafi

Manchester United përmbys gjithçka ndaj Barcelonës fal dy golave të brazilianëve

Manchester United është në epërsi ndaj Barcelonës me rezultat 2-1 edhe pse pjesa e parë u mbyll në epërsi të katalansave.

Një gol nga pika e bardhë i Robert Lewandowskit mbylli pjesën e parë.

Por me të filluar pjesa e dytë, Djajtë e Kuq arritën të barazojnë rezultatin me golin e shënuar nga Fred (1-1).

https://twitter.com/Zodman5/status/1628864939879239680

Trysnia e Manchester United vazhdoi dhe në minutën e 73-të, Antony shënoi për 2-1 për të përmbysur gjithçka.

https://twitter.com/thebossman0/status/1628871135235346432

Aktualisht Manchester United është në epërsi prej 4-3 me rezultat të përgjithshëm./Telegrafi/