Kieran Trippier ka mundësi të rikthehet në vendlindje pas një viti e gjysmë të kaluar në Spanjë.
Manchester United kërkon të rikthejë në atdhe Kieran Trippier, i cili aktivizohet në Spanjë me Ateletico Madridin, pasi u transferua nga Tottenhami në vitin 2019.
“Djajtë e Kuq” dëshirojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe 30-vjeçari duket se është i pari në listën e klubit anglez për afatin kalimtar të janarit e janarit.
Por për të arritur te mbrojtësi, Manchester United nuk do ta ketë shumë të thjeshtë.
Kontrata e Trippier skadon në vitin 2022, është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Simeones, i cili nuk dëshiron të humbasë në asnjë mënyrë shërbimet e lojtarit.
Gjithsesi United synon që të tentojë afrimin e anglezit në janar duke bërë gati një ofertë prej rreth 30 milionë eurove.
Reprezentuesi anglez këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje me Atleticon, ku ka asistuar në tre gola. /Telegrafi/