Telegrafi

Manchester United nuk e lejon Arsenalin të gëzohet, i barazon shifrat

Manchester United nuk e ka lënë Arsenalin t’i gëzohet epërsisë, pasi ka barazuar rezultatin në 2-2.

The Gunner kaluan në epërsi 2-1 në minutën e 53-të, kur Bukayo Saka realizoi një gol fantastik.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi United i barazoi shifrat.

Ishte Lisandro Martinez, ai që shënoi me kokë në portën e Aaron Ramsadale, duke ndezur edhe më shumë derbin. /Telegrafi/