Telegrafi

Manchester United mposht me lehtësi Derby Countyn, kalon në çerekfinale të FA Kupës

Odion Ighalo te Manchester United . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester United ka shënuar fitore si mysafirë i Derby Countyt me rezultat 3-0 për të kaluar në çerekfinale të FA Kupës.

Ndeshja nisi si e barabartë, pasi të dy skuadrat ishin të kujdesshme.

Për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 33-të kur Luke Shaw shënoi për 1-0.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në këtë takim. Odion Ighalo shënoi për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Nigeriani Ighalo ishte në formë dhe shënoi edhe një herë në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 70-të e takimit, kur Ighalo mbylli ndeshjen.

Odion Ighalo në aksion . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Për Derbyn në këtë ndeshje luajti edhe Wayne Rooney, legjenda e United, i cili kishte rast të mirë të shënonte në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Manchester United kalon në çerekfinale, ku do të takohet me Norwichin.

 

 

 

 

/Telegrafi/