Manchester United ka shënuar fitore ndaj Wolves me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 35-të të Ligës Premier.
Djajtë e kuq që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve e nisi ndeshjen më i vendosur për të gjetur golin.
Bruno Fernandes rrezikoi i pari në fillimin e ndeshjes para se të vinte goli.
Zhvillohej minuta e 32-të, kur Antony asistoi te Anthony Martial, i cili shënoi për 1-0.
In control 🕹️
Plenty more work yet to do in this one 💪#MUFC || #MUNWOL
— Manchester United (@ManUtd) May 13, 2023
Pjesa e parë nuk solli gola, madje as raste të tjera të mira.
Edhe e dyta ishte e një niveli më të dobët, duke bërë që skuadrat të mos shënojnë, deri në kohën shtesë.
Në minutën e pesë të kohës shtesë, Alejandro Garnacho, shënoi golin e qetësisë për të besuarit e Ten Hag.
GARNACHOOOOOOO! 🔥#MUFC || #MUNWOL pic.twitter.com/YuN0f60mGo
— Manchester United (@ManUtd) May 13, 2023
Kjo fitore e mban Manchester Unitedin në vendin e katërt me 66 pikë, katër më shumë se Liverpooli që po e ndjek nga pas. /Telegrafi/