Manchester United po vazhdon të punojë që të përforcojë edhe më shumë skuadrën për edicionet e ardhshme.
“Djajtë e Kuq” janë të etur që të shtojnë kualitetin në mesfushën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjiganti anglez tani është kthyer drejt mesfushorit të Leeds, Kalvin Phillips, që shihet si një alternativë për Declan Rice, shkruan Daily Star.
Gjithmonë sipas këtij mediumi, Rice mbetet objektivi kryesor, por vështirë i arritshëm, për këtë gjë Philips shihet si lojtar që mund të afrohet më lehtë.
Të dy lojtarët luajtën në Euro 2020, duke u kthyer në shtyllat kryesore të mesfushës.
Phillips mori vëmendje me nivelin e tij të performancës në fazën e grupeve, dhe lojtari i Leeds shihet si objektivi më i përballueshëm për klubet e interesuar. /Telegrafi/