Manchester United ka triumfuar përballë AZ Alkmaarin me rezultat 4-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.
Me këtë fitore Djajtë e Kuq e mbajnë vendin e parë në grup me 13 pikë, ndërsa holandezët janë të dytit me nëntë pikë.
Pjesa e parë nuk solli raste të mira dhe për rrjedhojë nuk kishte as gola.
Në pjesën e dytë United shtuan ritmin dhe arritën të shënon katër herë brenda nëntë minutave.
Ashley Young e hapi llogarinë me golin e shënuar në minutën e 53-të, ndërsa pas pesë minutash shënoi edhe Mason Greenwood për 2-0.
Në minutën e 62-të ishte Juan Mata që shënoi nga pika e bardhë për 3-0.
Ndeshjen e mbylli i riu Greenwood që e shënoi golin e dytë personal për 4-0.
Manchester United do të mësojë të hënë kundërshtarin e radhës në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/
https://twitter.com/UnitedBrasil_/status/1205235126298390535
https://twitter.com/MarshallMulaw/status/1205235963011706884
Juan Mata #ManUtd pic.twitter.com/iUDPCdcCpA
— Sensible Soccer Ltd (@SoccerLtd) December 12, 2019
https://twitter.com/mufc_views/status/1205237125228179473