Manchester United ka mbajtur bisedime jo me një por me dy trajnerë, lidhur me mundësinë e zëvendësimit të Erik Ten Hag, vetëm dy ditë pas triumfit në FA Cup.
‘Djajtë e Kuq’ shpëtuan sezonin e tyre të mjerueshëm teksa mposhtën në finale të FA Cup me rezultat 2-1 rivalin lokal Manchester Cityn.
Golat e shënuar nga Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo siguruan se Unitedi po e përmbyll sezonin në mënyrë pozitive pasi në përgjithësi ai po cilësohet si i dështuar.
Sidoqoftë, përkundër faktit se fitoi trofeun e dytë që prej se mori frenat e klubit, Ten Hag është në rrezik serioz që të shkarkohet nga klubi.
Sipas The Telegraph, klubi ka mbajtur bisedime me agjentët e dy trajnerëve të njohur – Thomas Frank dhe Mauricio Pochettino.
Raporti shton se Unitedi është takuar me rrethin e dy trajnerëve teksa po eksplorojnë të gjitha opsionet e tyre para se të marrin një vendim përfundimtar për holandezin.
Personat vendimmarrës tek klubi anglez së shpejti do të mbajnë një takim ku do të bëhet rishikimi i plotë i rezultateve që klubi arriti në sezonin 2023/2024, aty ku do të përcaktohet fati i 54-vjeçarit.
Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë gjashtë viteve të fundit ndërsa Pochettino momentalisht është i papunë pas largimit të tij nga Chelsea./Telegrafi/