Telegrafi

Manchester United konfirmon lëndimin e Aaron Wan-Bissaka, mund të mungojë deri në dy muaj

Manchester United e ka konfirmuar zyrtarisht se Aaron Wan-Bissaka ka pësuar një lëndim muskulor në vikend.

Në komunikatën e klubit thuhet: “Aaron do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Brighton.”

 

Teksa në njoftimin zyrtar thuhet se anglezi mund të jetë jashtë fushave për disa javë, mediumi anglez “The Athletic”, ka raportuar se ai mund të mungojë deri në dy muaj.

Wan-Bissaka është paraqitur në të gjitha pesë ndeshjet e para në Ligën Premier deri më tash këtë sezon. Diogo Dalot me shumë mundësi do të startoj si mbrojtës i djathtë në sfidën e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich./Telegrafi/