Manchester Unitedi është këshilluar të nënshkruajë me mesfushorin e Leeds United, Kalvin Phillips, pas një sërë paraqitjesh të jashtëzakonshme për Anglinë në Euro 2020.
Phillips është impresionues në Euro 2020 dhe i ka ndihmuar Tre Luanët të arrijnë në një finale të parë të madhe të turneut që nga viti 1966.
Ish-sulmuesi i Unitedit, Dimitar Berbatov ka qenë i impresionuar me paraqitjet e Phillips, si për Leeds ashtu edhe për Anglinë, dhe ai do të ishte i interesuar ta shihte atë në Old Trafford.
“Kalvin Phillips u dallua përsëri në fitoren 2-1 2-1 ndaj Danimarkës në gjysmëfinale”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.
“Ai ka qenë një nga lojtarët e turneut dhe, herët a vonë, unë pres që ai të largohet nga Leeds për një klub më të madh”.
“Ofertat do të vijnë për të pas turneut. Ai po luan me pjekuri, shkathtësi, duke ditur kur të vrapojë me top dhe kur të pasojë”.
“Unë do të doja ta shihja atë të nënshkruante për Manchester United”, përfundoi ish-sulmuesi i Djajve të Kuq.
25-vjeçari është i adhuruar nga tifozët e Leeds si dhe menaxheri Marcelo Bielsa, duke adoptuar pseudonimin e ‘Yorkshire Pirlo’ që nga debutimi në 2014.
United thuhet se është në treg për një mesfushor dhe ka nevojë për një zëvendësim afatgjatë të Nemanja Matic dhe Philipps shihet ideali.
Kontrata e Phillips nuk skadon deri në vitin 2024 dhe Leeds është në një pozicion të fortë për të mos shitur, pas një përfundimi në pjesën e epërme të tabelës në Ligën Premier. /Telegrafi/