Ryan Sessegnon është njëri nga futbollistët më të talentuar në Angli.
Mbrojtësi i majtë ka luajtur këtë edicion për herë të parë në Ligën Premier dhe ka pasur paraqitje mjaftë të mira.
Edhe pse skuadra e tij Fulham ka rënë në një kategori më poshtë, Sessegnon ka shkëlqyer duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime.
Manchester United është skuadra favorite për të nënshkruar me tinejxherin anglez.
Djajtë e Kuq kanë bërë gati një ofertë prej 40 milionë euro për të nënshkruar me anësorin këmbëshpejtë.
19-vjeçari i ka bërë të qartë klubit londinez se dëshiron të largohet për një skuadër më të madhe.
Gjithsesi në garë për yllin e ri anglez janë edhe Chelsea, Arsenal dhe Manchester City. /Telegrafi/